Ekuador, autobusi bie në greminë, 29 të vdekur
20/02/2012 08:35
29 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë plagosur nga rënia e një autobusi në një greminë në veri të Ekuadorit.
Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Imbaburas. Fillimisht autobusi është përplasur me një shkëmb e më pas ka rënë në greminë duke shkaktuar tragjedinë.
Sipas autoriteteve lokale, shpejtësia ka qenë shkak i aksidentit të rëndë rrugor.
Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Trafikut në Ekuador, Mauricio Pena, ka bërë të ditur se mes viktimave janë edhe dy fëmijë.
Top Channel