Një zënkë masive mes klaneve brenda një burgu në Meksikën veriore ka lënë të paktën 20 të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Autoritetet meksikane deklaruan se të burgosurit dyshohet se kanë detyruar ose korruptuar një numër gardianësh për të hapur portën që ndante institucionin në dy pjesë, ku mbaheshin të burgosur në dy ambiente të vecanta anëtarët grupeve rivale.
Sapo janë hapur portat mes të burgosurve rivalë ka nisur një zënkë masive cka e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të rivendosur qetësinë në burg.
Sherret që pasojnë viktima në burgjet meksikane nuk janë të rralla. Nga mbipopullimi, por edhe korrupsioni, të arrestuar të bandave, kryesisht atyre të narkotrafikut, vuajnë dënimin në të njëjtin institucion. Sherret dhe mëritë e vjetra mbarten edhe brenda qelive duke shkaktuar jo rrallë herë viktima të shumta.
Një rast i ngjashëm u regjistrua në janarin e këtij viti në shtetin e Tamaulipas ku gjetën vdekjen 31 të dënuar.
Top Channel