Libi, vritet prezantuesja që mbrojti Gadafin

19/02/2012 19:55

Hala Misrati, prezantuesja libiane që u shfaq në ekran me pistoletë, gjatë konfliktit në Libi mes kryengritësve dhe përkrahësve të Gedafit, u gjet e pajetë në burgun e Tripolit.

Sic raporton “Al Arabija”, ajo u vra nga anëtarët e një prej brigadave revolucionare në Libi. “Al Arabija” raporton se lajmi i vrasjes qarkullonte prej së shtunës. Misrati u vra të premten më 17 shkurt, ditën e 1-vjetorit të clirimit të Libisë.

Deri tani nuk ka mbërritur asnjë qëndrim zyrtar nga Tripoli mbi vdekjen e gazetares. Stacioni “Algjeria ISP” tha se lajmi nuk gjen konfirmim dhe këto janë vetëm zëra.

Misrati ishte një prej zërave më të njohur të propogandës së kolonelit Muamar Gedafi. Në muajin gusht ajo u shfaq në ekran me pistoletë duke kërcënuar se do ta përdorte armën në mbrojtje të regjimit, nga ata që i quajti qentë e Bengazit, apo aleatet e perëndimit.

“Do të vras ose do të vritem nga kjo armë”, tha ajo, ndërsa kryengritësit po avanconin drejt Tripolit. Pas arrestimit ajo kaloi në anën e tyre. Hera e fundit që është parë në ekran është më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ku shihet me një letër në dorë. Kishte shenja ne fytyrë dhe ekziston dyshimi se asaj i ishte prerë gjuha.

Përmes një fjalimi televiziv, disa ditë më parë, Kryeministri i Libisë, Adbel Rahim Al Kib u bëri thirrje të gjithë kryengritësve të armatosur të bëhen pjesë e ushtrisë dhe policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA