Irani ndalon shitjen e naftës tek Franca dhe Britania

19/02/2012 14:30

Irani ka vendosur të pezullojë shitjen e naftës tek kompanitë franceze dhe britanike.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrit iranian të naftës, Alireza Nikzad.

“Shitja e naftës tek kompanitë britanike dhe franceze është ndërprerë”, ka thënë Nikzad.

Në valën e përshkallëzimit të retorikave me Perëndimin, Irani vazhdimisht ka kërcënuar se do të luajë njërën prej kartave më të forta që ka: mbylljen e Hormuzit, veprim të cilit shumë i druhen për faktin e thjeshtë se përmes kësaj ngushtice kalon rreth 40% e naftës se tregtuar sot në botë.

Bllokimi i rrugës detare me rëndësi strategjike do të çonte në një vrapim të cmendur të naftës dhe kuotimit të saj. Në ekonominë globale, ndikimi do të ishte mëse i dukshëm.

Top Channel