Francë, përmbyset autobusi me nxënës, një i vdekur

19/02/2012 17:27

Një person ka vdekur, pasi një autobus që mbante nxënës dhe mësues nga Uorcesteri i Britanisë, u rrëzua në rrugën e kthimit nga një udhëtim për ski në Francë.

Fëmijët nga “Alvechurch School” ishin në mesin e 49 njerëzve në autobus, i cili u rrëzua pranë Chalons-en-Champagne, në veri të Francës.

Personi që vdiq ishte një mësues 59-vjeçar, i quajtur Peter Rippington si dhe Zyra e Jashtme Britanike tha se të afërmit e tij janë informuar.

Rreth pesë vetë kanë mbetur të lënduar seriozisht, ndërsa 22 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA