Atentat në Pakistan, 7 të vdekur

19/02/2012 10:00

Një bombë ka shpërthyer në Khyber Agency duke shkaktuar vdekjen e 7 pjesëtarëve të Lashkar (milicisë proqeveritare) dhe ka plagosur pesë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në territor pakistanez në kufi me Afganistanin, në një zonë ku forcat e sigurisë po kryenin një operacion ndaj ekstremistëve.

Ndërsa ditën e shtunë 21 persona të tjerë gjetën vdekjen në të njëjtën zonë gjatë përleshjeve mes talebanëve dhe ushtarëve.

Pakistan, bombardimi amerikan, 21 viktima

Të paktën 21 persona mbetën të vrarë në Pakistan ditën e enjte, si pasojë e dy sulmeve paralele pa pilot të avionëve amerikanë.

Në mëngjes, një “drone” goditi një objektiv në zonën e Spalgës, pranë qytetit të Miranshahut, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.

Disa orë më pas, një avion pa pilot në Vaziristanin qëndror goditi një mjet që po transportonte 15 militantë.

Sulmi i së enjtes është më i përgjakshmi i vitit 2012, përsa i përket bombardimeve amerikane në Pakistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA