Telashet e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss-Kahn me ligjin nuk kanë të sosur.
Këtë herë ai është thërritur të dëshmojë para policisë franceze, brenda javës së ardhshme, mbi një cështje hetimore që ka të bëjë mbi një rrjet “prostitucioni elitar” në qytetin e Lilës.
Shoqërimi me prostituta lejohet me ligj në Francë, por “sigurimi i prostitutave” për persona të tjerë është e paligjshme dhe është gjithashtu e paligjshme për një zyrtar të pranojë dhurata të cfarëdo lloji nga një kompani a biznes.
Domenique Strauss-Kahn dha dorëheqjen nga kreu i FMN-së në muajin maj të vitit të kaluar pas akuzës së përdhunimit ngritur ndaj tij nga kamarierja e një hoteli në Nju Jork. Në 23 gusht ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Megjithatë rasti në fjalë si dhe denoncimi i një shkrimtareje franceze që kishte të bënte po me përdhunimin, dëmtuan imazhin e tij, që deri para këtyre akuzave shihej si kandidati kryesor i socialistëve për president përballë Nicolas Sarkozy.
Top Channel