Rusi, protesta pro Putin

18/02/2012 15:55

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e disa qyteteve kryesore ruse për të shprehur “solidarizimin” e tyre pro kandidaturës së Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.

Sipas policisë vetëm në Shën Peterburg dolën mbi 60 mijë manifestues që mbanin në duar pankarta me shkrime mbështetëse për Putin. “Jo revolucionit portokalli në Rusi”, shkruhej te një pankartë duke iu referuar revolucionit ukrainas që solli në pushtet ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Ndërkohë që radio moskovite, Eco thotë se në rrugët dhe sheshet e Shën Peterburgut dolën 20 mijë protestues mbështetës së Putin të cilët bënë thirrje kundër revoltave opozitare dhe në favor të stabilitetit të “Rusisë së Madhe”, dhe garant për të, sipas protestuesve, është vetëm Vladimir Putin.

Protestat pro-Putin, kur duhen dhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në vend, janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rivalizuar ato të kandidatëve opozitarë të kryeministrit aktual, që kërkojnë largimin e tij nga politika. Për opozitën proceset zgjedhore në Rusi manipulohen nga partia “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putin. Akuzat u shtuan pas procesit zgjedhor të fundvitit të kaluar kur rusët votuan për anëtarët e parlamentit. Në këto zgjedhje, “Rusia e Bashkuar”, mori shumicën, ndonëse jo me atë rezultat që parashikonte Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA