Mario Monti “fals” në Twitter

18/02/2012 17:35

Rrjeti social Twitter është shndërruar tashmë në një burim informacioni dhe mundësi për personat e famshëm, artistë, shkrimtarë e shumë politikanë për të ndarë mendimet me fansat dhe mbështetësit e tyre.

Por ndonjëherë duhet të kemi kujdes nga mashtrimet dhe profilet falso, kur viktimë e tyre është bërë edhe vetë presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

 Në Twitter ekziston një profil “Mario Monti”, por që nuk ka kurrëfarë lidhje me kryeministrin italian. Por në mungesë të këtij fakti, presidenti francez, Nikolas Sarkozy është vënë “në ndjekje” të aktivitetit të Monti-t në rrjetin social, duke e shtuar atë në listën e 11 personazheve të famshme që numri një i Francës kishte shtuar në listën e miqve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA