Drejt luftës me Iranin

18/02/2012 00:00

Në administratën administraten amerikane, gjithmonë e më të shumtë janë
zyrtaret e bindur se sanksionet nuk do ta frenojne Iranin nga zhvillimi i
programit të tij bërthamor dhe Shtetet e Bashkuara në fund nuk do të
kenë zgjedhje tjetër përveçse të sulmojnë Republiken islamike ose të
rrine e të vështrojnë Izraelin duke mësyre Iranin, ndoshta kete shtator
apo tetor.

Barak Obama ia ka bere te qarte lidereve hebrenj, qofte publikisht, qofte ne takime private, se eshte i vendosur t’i jape mjaftueshem kohe masave te fundit, siç jane bllokada financiare apo nje embargo e pritshme e naftes nga Europa.

Ato duhet ta gerryejne akoma me shume ekonomine e çale iraniane, përpara se të kalohet në presione më të medha. Por brenda radheve te qeverise amerikane ekzistone nje rryme e fuqishme opinionesh se sanksionet jane te destinuara te deshtojne. Po keshtu eshte krijuar bindja se qellimi i ketyre masave ka qene pikerisht vonesa e nderhyrjes ushtarake izraelite dhe ofrimi i garancive per Europen se sulmi do te vije vetem si rruga e fundit e mbetur pasi eshte provuar me pare cdo mundesi tjeter.

“Shtepia e Bardhe deshiron t’i shohe sanksionet te funksionojne. Kjo nuk eshte Shtepia e Bardhe e Bushit. Ne nuk e duam dhe nuk na nevojitet nje konflikt tjeter. Por problemi eshte se Teherani po vazhdon te sillet sikur sanksionet nuk kane asnje rendesi, sikur ekonomia e tij nuk eshte ne prag kolapsi dhe sikur Izraeli, nuk ka per te bere asgje. Sanksionet,- thote zyrtari i paidentifikuar,- jane per momentin gjithe cfare kemi ne dore te bejme per zgjidhjen e ketij ngerci. Nese ato deshtojne, me duket e pamundur te mos levizet ne drejtim te nje zgjedhjeje “in extremis”, – vazhdon ai ne pohimin e bere per “The Guardian”.

Nderkohe, sekretari i jashtem britanik William Hague paralajmeron se ambicjet berthamore te Iranit mund te zhysin Lindjen e Mesme ne nje “lufte te re te ftohte”. Nese vendi islamik zhvillon arme berthamore, u shpreh ai ne nje interviste per “Daily Telegraph”, atehere edhe te tjera shtete ne Lindjen e Mesme do te duan te bejne te njejten gje.

Pa mekanizmat e sigurise qe paten ekzistuar ne kohen e rivalitetit amerikano-sovjetik, atehere,- thote Hague, – e gjithe situata do te kthehej ne nje katastrofe per ceshtjet boterore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA