Siria, Asamblea e OKB miraton rezolutën

17/02/2012 00:34

Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që dënon shkeljet e të Drejtave të Njeriut në Siri dhe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Inisiativa e mbështetur nga disa prej vendeve arabe është përpjekja e fundit për t’i dhënë fund krizës. Dokumenti i kërkon presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad të heqë dorë nga pushteti.

Rezoluta, jo detyruese, u miratua me 137 vota pro, 12 kundër dhe 17 abstenime. Vetot nuk lejohen në Asamble.

Më herët Kina, e cila së bashku me Rusinë i vuri veto rezolutës në Këshillin e Sigurimit, coi në Siri të dërguarin e saj. Zv/ministri i Jashtëm, Zhai Jun do të vizitojë kryeqytetin Damask, të premten, në perpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Grupet e të Drejtave të Njeriut thanë se rreth 7000 civilë kanë humbur jetën në Siri prej nisjes së protestave kundër presidentit Asad, marsin e kaluar. Të paktën 40 persona u vranë te enjten, thanë aktivistët.

Ka raportime se blogeri i njohur, pro-demokracisë në vend, Razan Gazavi u arrestua bashkë me Mazen Darvish, kreun e Qëndrës Siriane për Median dhe Lirinë e Shprehjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA