Një nigerian i cili u përpoq të shpërthente një avion në ajër në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2009 u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirie me kusht.
Vendimi për 25-vjeçarin Umar Farouk Abdulmutallab u shpall ditën e enjte, pasi ai pranoi akuzën se ishte në një mision terrorist vetvrasës, në llogari të al-Kaedës.
Familja dhe avokatët e tij i kërkuan autoriteteve që të zbusin dënimin e tyre dhe t’i japin një shans nigerianit për të qenë i lirë, pas pendesës së thellë që ai ka treguar në burg.
Abdulmutallab arriti të ngjitej në një avion të linjës Amsterdam-Detroit, me një bombë artizanale, por nuk arriti ta asemblonte si duhej dhe nga shpërthimi plagosi vetëm veten.
Në avion ishin të pranishëm 300 udhëtarë. Disa prej tyre ndodheshin në sallën e gjyqit, ndërsa u shpall vendimi ndaj terroristit.
Top Channel