Okinava, banorët kërkojnë largimin e bazës

17/02/2012 00:00

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara mund të anulojne marrëveshjen e vitit
2006 mbi zhvendosjen e një baze strategjike ushtarake amerikane në një
pjesë të vogël e më pak të banuar të ishullit të Okinaves.

Zeri i Amerikes thote se kjo ndodh në një kohë kur ky qytet ka zgjedhur kryebashkiakun e ri. Reagimet e vendasve ndaj bazes kane qene te ashpra dhe burim konliktesh prej nje kohe e gjate. Aktiviste e politikane lokale kerkojne largimin e saj, por zyrtare japoneze me ndikim thuhet se kane rene dakort qe plani të mos zbatohet, çka do te thote se streha e marinsave amerikane ne mes të qytetit te Ginovanit do të vazhdojë të funksionojë.

Të dielën, votuesit atje  zgjodhën Atsushi Sakima kryetar të bashkisë së qytetit të tyre. Sakima eshte partizan i largimit te bazes dhe thote se se bashku me guvernatorin e ishullit do t’i kërkojë qeverisë qendrore ta zgjidhe kete ceshtje e te pakesoje keshtu barren qe rendon mbi popullsine lokale. Javën e kaluar media njoftoi se 1500 marinsa të vendosur në bazën amerikane në Okinava, do të vendoseshin në brendësi të territorit japonez. Por ish-konsulli i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Okinava, Kevin Maher, thotë se nuk ka shenja se kjo altenativë është duke u konsideruar seriozisht.Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia njoftuan se nuk do ta lidhin zhvendosjen e bazës ajrore me lëvizjen e marinsave nga ishulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA