Murdoch rikthehet në Angli

17/02/2012 00:00

Rupert Murdoch, shefi ekzekutiv i ‘News Corporation’ shkoi në Londër për
t’u marrë me krizën më të fundit që ka përfshirë një prej gazetave të
tij.

10 punonjës dhe ish-punonjës të gazetës “The Sun” janë arrestuar që nga muaji nëntor në lidhje me akuzat për rryshfete ndaj zyrtarëve publikë.
 
Murdoch mbërriti me avionin e tij privat nga SHBA. Sipas analistëve ardhja e tij u bë e domosdoshme, pasi zemërimit të gazetarëve me komisitetin e menaxhimit dhe standardeve të ‘News Corporation’, i cili i kaloi informacine policisë.

Unioni i Kombëtar i Gazetarëve bëri me dije se organizatat e lajmeve kanë për detyrë të mbrojnë burimet e tyre. Ky union po shqyrton edhe një padi penale ndaj kompanisë. Sipas mediave, pritet që Mërdok të flasë personalisht me stafin e grupit të gazetave të tij në Angli, më shtabin e përgjithshëm të ‘News International’. Një vit më parë, ‘News Corporation’ mbylli gazetën ‘News of the World”, pas skandalit të përgjimeve në këtë të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA