Libi, një vit nga revolucioni

17/02/2012 09:05

Libia feston të premten përvjetorin e parë të revolucionit, që solli fundin e regjimit 40-vjeçar të kolonelit Muammar Gaddafi.

Festimet pritet të mbahen në të gjithë qytetet kryesore të vendit, përfshi edhe vatrën e rezistencës, në Bengazi, ku turmat e entuziasmuara janë mbledhur prej disa ditësh.

Megjithatë, përvjetori vjen ndërsa frika për paqëndrueshmëri politike në vend është gjithmonë e në rritje.

Qindra grupe të armatosura banditësh kanë përfituar nga anarkia dhe boshllëku institucional që mbizotëron në vend duke qarkulluar të pashqetësuar në zona të ndryshme të Libisë.

Kryeministri i qeverisë së përkoshme, Mustafa Abdul Jalil, premtoi të enjten se do të përgjigjet me forcë kundër të gjithë atyre që trazojnë jetën e vendit ose guxojnë të prishin festë e 1-vjetorit.

Në 17 shkurt 2011, në Bengazi u regjistruan për herë të parë revolta të fuqishme, të cilat u shtypën brutalisht nga qeveria e Gaddafit. Konflikti përshkallëzoi në një luftë civile që i mori jetën 35 mijë libianëve dhe që përfundoi vetëm me vrasjen e diktatorit, në muajin tetor.

Rebelët u mbështetën në luftën e tyre për të rrëzuar regjimin edhe nga forcat e NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA