Falimenton Air Australia

17/02/2012 00:00

Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në të gjithë botën, pasi
kompania ajrore Air Australia falimentoi dhe uli në tokë të gjithë
flotën e saj.

Sipas administratorëve të saj, kompania nuk kishte më fonde për të paguar shpenzimet operacionale, arsye për të cilën flota e saj s’mund të fluturojë.

Rreth 4 000 pasagjerët të kësaj kompanie kanë mbetur në bllokuar në Hawaii, Tajlandë, Indonezi dhe Australi si pasojë e pezullimit të fluturimeve. Zyrtarë të kompanisë gjithashtu thanë se duket e pamundur që fluturimet të nisin tsë shpejti, ndërsa këshilluan pasagjerët që të kërkojnë mënyra të tjera udhëtimi.

Kompania kishte shitur 100 000 bileta për fluturime të ardhshme por nuk dijhet se cili do të jertë fati i tyre. Sipas kompanisë disa klientë mund të marrin sërish paratë e tyre, në varësi të mënyrë se si i kanë blerë biletat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA