Calderon: SHBA të ndalë trafikun e armëve

17/02/2012 00:00

Presidenti meksikan Felipe Calderon i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara
të Amerikës që të ndalojnë trafikun e armëve përmes kufirit mes dy
vendeve.

Calderon është shprehur se ky do të ishte veprimi më i mirë që SHBA mund të
bëjë për të ndaluar dhunën brutale të trafikut të drogës.

Sipas Calderon, një prej faktorëve kryesorë që i lejon kriminelët të jenë të fortë është fakti se ata kanë akses të pakufizuar armësh që shiten lirisht dhe pas asnjë pengesë në SHBA.

Gjatë fjalimit të tij në Cidad Huarez, qyteti më i dhunshëm në Meksikë dhe që njihet si kryeqyteti i vrasjeve në vend, Calderon tha se rritja e nivelit të dhunës në Meksikë ka të bëjnë drejt për drejt me skadimin në vitin 2004 të ligjit amerikan që ndalonte shitjen e armëve luftarake.

Calderon i ka kërkuar disa Uashingtonit që ta rikthejë këtë ligj, kërkesë që aktualisht po shqyrtohet nga SHBA. Që nga viti 2006, kur Felipe Calderon nisi fushatën e tij ushatarake kundër karteleve të drogës, mbi 47 000 njerëz janë vrarë në Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA