Media kineze për vizitën e Jinping në SHBA

16/02/2012 23:40

Kongresi amerikan i ka përsëritur shpesh Kinës të ndryshojë qasjen në tregti dhe politikën monetare, te cilat shumë ligjvënës amerikanë i shohin “si të pandershme”.

Nga ana tjetër kandidati kryesor në garën republikane, Mit Romni ka përsëritur gjatë fushatës se, nëse do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara, do t’i drejtohet Thesarit, për ta etiketuar Kinën, një “manipulator monetar”.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, së zv/presidentit kinez foli per besim strategjik mes dy vendeve. Por si e shikon media kineze vizitën e Jinping, i cili konsiderohet gjërësisht si udhëheqësi i ardhshëm i Kinës.

“Një vizitë në ditën e Shën Valentinit”, shkruhet në gazetën “Renmin Ribao” të Pekinit, që megjithëse jo të dashur dhe as armiq, janë dy udhëtarë të së njëjtës barke, por me personalitete plotësisht të ndryshme.

Ka bashkëpunim por ka dhe konkurrencë”. Gazeta “Huankiu Shibao” shkruan se bashkëpunimi ekonomik dhe ai tregtare duhet të përjashtojë ndërhyrjen politike për të arritur barazinë pa diskrimin. Përmes një editoriali “Xin Jing Bao” ngre pyetjen se si Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të transformojnë ndërvarësinë në një marrëdhënie besimi të përbashkët, shqetësimi të përbashkët.

“Jiefang Ribao” thotë se është e vështirë për t’i përshkruar marrëdhëniet Kinë-SHBA thjesht si të mira apo të keqija, por ato mbeten të rëndësishme për dy vendet dhe mbarë botën.

Në editorialin e “Hong Kong Ikonomik Xhornëll”, vizita e Xi Jinping krahasohet me atë të Hu Xhintaos në 2002. “Është e njëjta rrugë, për të vendosur marrëdhëniet personale mes udhëheqësve, si një pikë e re, në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.  

Ka analistë që nuk shohin asnjë ndryshim në marrëdhëniet mes dy vendeve të mëdha, sepse strategjia amerikane për t’i vënë fre militarizimit të Kinës, nuk do të dobësohet asnjëherë.

Top Channel