Meksikë, kapet prodhuesi i drogës

15/02/2012 04:41

Policia meksikane bëri të ditur se ka kapur një nga prodhuesit kryesorë të drogës sintetike ilegale, metamfetaminës.

Jaime Herrera Herrera u arrestua në shtetin e Culiacan në Sinaloa, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor të dyshuar.

Ai supozohet që të ketë lidhje të ngushta me trafikantin më të kërkuar të drogës në Meksikë, udhëheqësin në arrati të kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Herrera, 43-vjeç, i njohur si “plaku”(Old Man)  kërkohet edhe në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është një goditje e fuqishme për shkak se Jaime Herrera ishte një nga prodhuesit kryesorë të metamfetaminës”, tha shefi i Policisë Federale të anti-drogës, Ramon Pequeno.

“Me prodhimin mujor, ai ishte një gjenerator i fuqishëm i parave për organizatën”, shtoi ai.

Prodhimi i methamphetaminës është në rritje në Meksikë, me sasi të mëdha të kontrabanduara edhe në SHBA.

Top Channel