Adele: Pesë vite pushim në muzikë

14/02/2012 00:00

Pas triumfit në ceremoninë e Grammy-t, këngëtarja e njohur Adele ka
ndërmend që të marrë 5 vjet pushime me qëllim që të fokusohet në
marrëdhënien e saj me të dashurin.

Këngëtarja e “The Rolling in the Deep” kërkon që të kalojë më shumë kohë me të dashurin e saj, pasi karriera e ka penguar që të kalojë një jetë të qetë me partnerin Simon Konecki.

“Do të bëj pushim për katër ose pesë vite. Nëse do të punoj vazhdimisht, marrëdhënia ime me Simonin do të dështojë”, thotë Adele, për revistën “US Vogue”. Adele thotë se tani do të ketë më shumë kohë për të krijuar një këngë të gëzueshme…

Këngëtarja 23-vjeçare rrëfen se ajo është një partnere e mirë, ka dëshirë të gatuajë, të qeshë e te argetohet, si dhe shijon shumë seksin me Simonin.

“Unë jam shumë e kujdesshme. Unë do të bëja çdo gjë për mashkullin tim. Unë gatuaj mirë, unë jam e këndshme dhe jam gjithnjë e gatshme për të bërë seks”, thotë Adele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA