Peshkopi, shpallet emergjenca

13/02/2012 09:05

Peshkopia është mbuluar nga 1.5 metra dëborë dhe në disa zona trashësia ka shkuar në dy metra duke bërë të pakalueshme pothuajse të gjitha rrugët rurale.

Lëvizja është vështirësuar si në rrugët e qytetit në të cilat megjithëse bëhet pastrimi, sërish mbushen nga reshjet e shumta deri të rrugët nacionale dhe ato rurale.

Me dhjetëra komuna janë të bllokuara dhe situata e krijuar në këto zona është diskutuar në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku ishin të pranishëm edhe deputetët e qarkut.

Drejtuesit e pushtetit vendor kanë paraqitur kërkesat për ndihmë për shkak se shumë familje kanë vështirësi shumë të mëdha për ushqime, ilaçe.

Situata po rëndohet edhe më shumë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike nga defektet apo këputja e linjave nga pesha e dëborës.

Top Channel