Portugalia përfshihet nga protestat

12/02/2012 20:34

Rrugët e kryeqytetit portugez Lisbonë janë mbushur me protestues që kundërshtojnë masat e rrepta anti-krizë të qeverisë.

Sindikatat organizuan marshimin në formë proteste ndaj shkurtimit të shpenzimeve me të cilat është rënë dakord në këmbim të dorëzanisë prej 78 miliardë eurosh.

“Jemi këtu për të ngritur zërin kundër shfrytëzimit, pabarazisë dhe varfërisë”, tha lideri i sindikatës së punëtorëve, Armenio Carlos. Kjo tha ai, është në fakt axhenda e trojkës FMN-së, BE-së dhe Bankës Qëndrore europiane, varfëria jonë.

Qeveria socialistë portugezë ra dakord me kushtet e paketës së shpëtimit në muajin maj.

Administratat aktuale konservatore është zotuar të rrisë taksat e të ulë përfitimet nga shërbimet e ndihmës sociale në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet e dorëzanisë, cka ndezi zemërimin e njerëzve.

Sipas parashikimeve të FMN-së, ekonomia portugeze do të rrudhet me 3% këtë vit, ndërsa borxhi i saj i jashtëm do të rritet në 116% të GDP-së, nga 107 që ishte vitin e kaluar.

Top Channel