U shtirën si punonjës të një kompanie sigurie dhe mashtruan një çifti pensionistësh në Francë, autorët vjedhin ar dhe bizhuteri me vlerë 1.1 milion euro
Është rikthyer alarmi në reaktorin bërthamor të Fukushimës në Japoni, me temperaturat që arritën një nivel të pazakontë mëngjesin e së dielës.
Siç konfirmohet nga mediat japoneze, për arsye ende të paqarta, pati një aktivizim të bërthamës ndonëse ajo është përfundimisht e ftohur dhe e qëndrueshme që prej dhjetorit.
Temperatura u rrit deri në 78 gradë celcius, niveli më i lartë në dy muaj dhe detyroi punonjësit që mbikqyrin situatën të injektonin një sasi të shtuar uji në reaktorë, për të mbajtur nën kontroll nxehtësinë.
Megjithatë, kompania që operon centralin e Fukushimës, “Tepco”, u shpreh se situata po administrohet qetësisht prej saj dhe se nuk ka vend për asnjë alarm.
Reaktorët provokuan një krizë serioze bërthamore në fillim të 2011-s, kur centrali u dëmtua rëndë nga dallgë deri 15 metra të larta, që u përplasën mbi strukturë pas një prej tërmeteve më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, përgjegjës për vdekjen e më shumë se 15 mijë personave.
Top Channel