Hungari, Orban kundër BE-së

11/02/2012 09:40

Pavarësisht se u tërhoq nga një pjesë e mirë e nismave ligjore të ndërmarra, të cilat për Bashkimin Europian binin në kundërshtim me ligjet dhe parimet e Unionit, kryeministri hungarez vazhdon të sfidojë Brukselin.

Kryeministri Viktor Orban mbrojti kushtetutën e re dhe ligjet e vendit të tij në vështirësi financiare duke u shprerhu se ata që kritikojnë këto ligje, këto vendime janë persona të motivuar nga lakmia dhe që duan ta mbajnë Hungarinë gjatë gjithë kohës në borxhe.

Qeveria e Orban dhe aleatët e tij kritikohen nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian për ndërmarrjen e nismave ligjore të cilat po e cojnë vendin drejt një autokracie. Vetë kreu i BE-së, Barroso paralajmëroi Budapestin disa ditë me parë se mund të përfundojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë nëse nuk hiqet dorë nga të tilla nisma.

Orban akuzohet nga opozita hungareze se po con vendin drejt autokracisë me ligjet që po miraton dhe me një sërë vendimesh të tjera qeveritare arbitrare, që po mbysin fjalën e lirë, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe po uzurpojnë institucionet e pavarura shtetërore, duke i vendosur ato në duart e kryeministrit, të njëjtën gjë që synonte të bëntë edhe projekt-ligji për Bankën Qendrore.

Top Channel