“Britania ka dërguar nëndetëse nukleare”

11/02/2012 04:31

Ministri i Jashtëm i Argjentinës ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka dërguar një nëndetëse bërthamore në Atlantikun e Jugut, pasi bëri një ankesë zyrtare në OKB mbi mosmarrëveshjet mbi ishujt Falkland.

Hector Timerman kërkoi që britanikët të konfirmonin vendndodhjen e nëndetëseve bërthamore në rajon.

Por zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thanë se akuzat e militarizimit ishin “absurde”.

Shefi i OKB-së Ban Ki-Moon, më herët u bëri thirrje dy palëve që të shmangin një përshkallëzim të tensioneve mbi Ishujt Falkland.

Dy vendet u përballën me luftë në vitin 1982 në territorin e ujërave britanike për cështjen në fjalë.

Top Channel