Iran, Ahmadinejad merret në pyetje

07/02/2012 20:50

Parlamenti Iranian kërkoi marrjen në pyetje të presidentit për herë të parë që prej vitit 1979, kur revolucioni islamik rrëzoi qeverinë e shahut.

Mahmoud Ahmadinejad do të përballet me një listë të gjatë pyetjesh mbi gjendjen e ekonomisë, marrëdhënieve me jashtë dhe vendimeve për politikën e brendshme.

Deputetët kishin kërcënuar njeriun më të fuqishëm në vend me një masë të tillë edhe më parë, por asnjëherë nuk kishte patur konsensus mbi këtë vendimi.

Kërkesa e marrjes në pyetje u realizuar prej një grupi opozitar, që përfshin 79 deputetë prej 290 në total që ka Parlamenti.

Lista e pyetjeve do t’i dërgohet liderit brenda dy ditësh, ndërsa ai është i detyruar të shfaqet në Parlament brena muajit.

Prej kohësh, Parlamenti i Iranit dhe Presidenti janë përfshirë në një luftë për më shumë kompetenca dhe ekpertët vlerësojnë se vendimi i deputetëve ishte karta e tyre fundit, për të luftuar fuqinë në rritje të Ahmadinejad nëpërmjet opinionit publik.

Lëvizjet përparimtare në vend synojnë të vendosin një ndarje të qartë të pushteteve, duke i dhënë një rol më udhëheqës në jetën politike të vendit Parlamentit, por lideri supreme, Ajatollahu Ali Khamenei dhe aleatët e tij të Gardës Revolucionare janë kundërpërgjigjur me metodat e tyre për të forcuar kontrollin e presidentit.

Top Channel