SHBA, papunësia vazhdon të reduktohet

03/02/2012 14:55

Ekonomia amerikane krijoi 243 mijë vende të reja pune në dhjetor 2011, duke regjistruar rënie të nivelit të përgjithshëm të papunësisë për të shtatin muaj radhazi.

Analistët kishin parashikuar një shtesë prej 150 mijë vendesh, prandaj shifrat janë dukshëm mbi pritshmëritë dhe tregojnë për një rimëkëmbje më të shpejtë se parashikimet të ekonomisë më të madhe në botë, pas krizës që e përfshiu në vitet 2008-09.

Në total, papunësia llogaritet tashmë në 8,3%, shifra më e ulët e tre viteve të fundit dhe e përmirësuar me 0,2% në krahasim me nëntorin.

Në tre muajt e fundit, ekonomia amerikane ka qenë në gjendje të krijojë mesatarisht 201 mijë vende pune në muaj. Shifrat inkurajuese vijnë në një kohë kur ekonomi të tjera të mëdha brenda Eurozonës dhe Japonia, janë duke u kërcënuar nga rreziku i recensionit.

Top Channel