Donald Trump, hyn “mik” për Romenyn

03/02/2012 03:38

Biznesmeni miliarder amerikan, Donald Trump ka mbështetur emërimin e Mitt Romney, si kandidat për president të Partisë Republikane.

Trump shprehu mbështetjen e tij në një hotel në Las Vegas që ai vetë zotëron, duke kundërshtuar raportet e mëparshme se ai do të ishte pro rivalit të Romneyt, Neët Gingrich.

Kandidatët janë duke bërë fushatë në Nevada pas jehonës së fitores së Romneyt në zgjedhjet paraprake në Florida, të martën.

Kandidati fitues do të përballet me Barak Obamën në zgjedhjet e nëntorit.

Duke u thënë përkrahësve të Romneyt se ishte nder që të mbështeste ish-guvernatorin e Massachusetts, zoti Trump tha se njerëzit e huaj që bëjnë biznes me të kanë përfituar nga moskonkurrenca në rritje amerikane.

Në fjalimin e shkurtër, Trump tha se Romney nuk do të “lejojë që gjërat e këqija të vazhdojnë të ndodhin me këtë vend që ne të gjithë e duam”.

Më tej ai e përshkroi Romenyn si  të mprehtë dhe të zgjuar.  

Ndihmësit nga zyra e z. Trump dhe zyrtarë Republikanë u thanë mediave amerikane se manjati i pasurive të patundshme kishte folur me Romneyn, natën e së mërkurës, për ta informuar atë për mbështetjen.

Top Channel