Wikileaks drejt zhvendosjes së serverave në det

02/02/2012 18:45

Mbështetësit financiarë dhe mirëmbajtësit e Wikileaks po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së serverave të faqes në det, për të shmangur censurën, por sidomos për të shmangur ndonjë nismë ligjore të autoriteteve amerikane.

Lajmi njoftohet nga televizioni amerikan, Fox News që citon burime anonime nga brenda Wikileaks. Njëra hipotezë e transferimit është zhvendosja e serverave në një platformë detarë ne Detin e Veriut, pranë brigjeve britanike pranë principatës “Sealand” me popullsi 27 veta, por e vetëproklamuar si një “komb autonom”.

Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare nga ana e Wikileaks dhe zhvendosja, nëse do të ndodhë, mund të jetë edhe në drejtim të Amerikës Latine, ku një numër i madh shtetesh do ta mirëprisnin krahëhapur.

Wikileaks i druhet ndonjë aksioni ligjor të Shteteve të Bashkuara ndaj saj me miratimin e ligjit të ri anti-pirateri, nëse ky i fundit do të kalojë në Kongresin amerikan.

Top Channel