Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Diplomatët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se është arritur progres në bisedimet për një rezolutë mbi krizën në Siri.
I dërguari britanik Mark Lyall Grant deklaroi se një votim mund të mbahet në ditët e ardhshme, por shtoi se në këtë fazë nuk është arritur ende.
Vendet perëndimore janë përpjekur të nxisin Këshillin e Sigurimit të miratojë një plant për paqen të hartuar nga Liga Arabe, por këtu kanë hasur kundërshtimin e Rusisë.
Megjithatë, pavarësisht qëndrimit, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin deklaroi se në sesionin e bisedimeve të së mërkurës është arritur progres.
“Mendoj se tani kemi një mirëkuptim më të mirë lidhur me atë që na duhet për të arritur konsensusin”, u shpreh diplomati i dërguar nga Moska.
Bisedimet e së mërkurës janë zhvilluar në mënyrë konstruktive, vlerësoi ndërkohë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Susane Rice.
Gjithësesi, apeli i Ligës Arabe që presidenti sirian Bashar al Assad të dorëzojë pushtetin tek zëvendësi i tij përbën një nga pikat më të vështira, tha Rice.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kishte deklaruar më herët se anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të vendosnin nëse do të mbështesnin popullin sirian apo regjimin “brutal e diktatorial”.
Ndërkohë, një nga grupet e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Siri njoftoi se 43 persona mbetën të vrarë ditën e mërkurë nga ofensiva e forcave të sigurisë.
Top Channel