SHBA, në 2013 mbyll misionin në Afganistan

02/02/2012 04:00

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë në plan të përfundojnë misionin e tyre luftarak në Afganistan vitin e ardhshëm, një vit më shpejt se sa afati i përcaktuar më parë, bëri të ditur Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta.

Duke folur gjatë udhëtimit të tij për një samit të NATO-s, Leon Panetta tha se SHBA synonte të kalonte në një rol trajnimi dhe mbështetje të forcave afgane.

“Shpresojmë që në pjesën e dytë të vitit 2013 ne do të jemi në gjendje për të bërë një tranzicion nga një rol luftues, në një rol këshillues, trajnues dhe asistues”, tha Paneta gjatë rrugës për në Bruksel.

Komentet e tij janë të parat e një zyrtari të lartë amerikan, për sa i përket një afati kohor për tranzicionin. Rreth 68.000 trupa do të mbeten në Afganistan,  pas përfundimit të vitit 2012.

Aktualisht janë rreth 99.000 trupa amerikane në vend, ndërkohë që 22.000 janë planifikuar të kthehen në shtëpi gjatë këtij viti.

Top Channel