Kompania e shpërdarjes së energjise, CEZ, ka larguar nga kreu i saj drejtorin e përgjithshëm, për ta zëvendësuar me ish-drejtorin e operacioneve, i cili prej disa kohësh ka qenë aktiv në këtë post.
Jeroslav Macek është personi që do të drejtojë tashmë kompaninë dhe në prezantimin e tij theksoi se ky ndryshim tregon se CEZ është i angazhuar që të qëndrojë gjatë në Shqipëri.
”Ky ndryshim në poste të larta ndodhi jo për keqmenaxhim apo se ka ndodhur diçka e keqe, por sepse ishte e rëndesishme që të bënim ndryshime në përputhje me filozofinë që CEZ ka për të ardhmen. Ndaj, për këtë arsye, ndryshimet janë të lidhura ngushtë me zhvillimin më të mirë të aktivitetit dhe suksesin e kompanisë në tregun shqiptar”, u shpreh Iulia Borsan, përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun.
Drejtuesi i ri i “Cez” shpegoi se ku do te përqendrohet kompania në të ardhmen.
“Jam i nderuar që kam marrë këte detyre dhe jam ketu per t’iu garantuar se CEZ do te kete sukses ne Shqiperi. Ky ndryshim do te thote qe CEZ i ka kushtuar shume vemendje aktiviteti te saj ne Shqiperi dhe per te deshmuar se jemi këtu per te qendruar per nje kohe te gjate. Perpjekjet e mia ne te ardhmen do te fokusohen në rritjen e efektshmërisë së shërbimit të CEZ ndaj klientit”, theksoi Jaroslav Macek.
Së fundmi, “CEZ Shpërndarje” është vënë në hetim nga grupi i “Task Force”, në Prokurorin e Tiranes, pas denconimeve nga konsumatoret per mbifaturim te energjise elektrike.
Top Channel