Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura
Dëbora dhe temperaturat e ulta që po e shoqërojnë vazhdojnë të shkaktojnë viktima në të gjithë Europën.
Gjatë gjithë javës, që nga dita e hënë, numri i viktimave të regjistruara në Ukrainë, Poloni, Serbi, Bullgari, Rumani, Gjermani dhe Austri. Më e goditura nga të gjithë këto vende mbetet Ukraina me mbi 60 persona të vdekur, kryesisht të pastrehë dhe të moshuar. Ish-Republika Sovjetike po përjeton dimrin më të ashpër prej vitesh. Gjate natës temperaturat kanë zbritur në minus 33 gradë celsius dhe qindra tenda me ngrohje jane ngritur per te pastrehet. “Thone se keshtu do te jete i gjithe shkurti dhe gjysma e pare e marsit, ndaj duhet te pergatitemi”, rrefeu per AFP nje burre i identifikuar thjesht si Viktor, i cili jeton rrugeve te Kievit.
Temperaturat rekord nen zero ne disa pjese te Europes Lindore kane detyruar gjigantin rus te naftes Gazprom te paralajmeroje per furnizimin e kontinentit te vjeter me gaz. Burime prane kompanise qe siguron 25% te gazit te importuar europian, thone se kane me shume kerkesa nga sa munden praktikisht te realizojne. Europa ka shijuar nje mot relativisht te bute deri fundjaven e kaluar, por nje mase te ftohti siberian, e shoqeruar me erera te acarta dhe debore, i dha fund ketyre diteve.
Rrjeti i gadishmerise per motin, Meteo-alarm, paralajmeroi per kushte ekstremisht te rrezikshme ne disa pjese te Europes Lindore, perfshire Serbine, ku nje person i katert humbi jeten gjate nates nga ngricat.Forcat e sigurise aty dhe ne Bosnje fqinje kane perdorur helikopteret per te derguar ndihma ushqimore ne zonat e izoluara nga debora.
Autoritetet në këto vende kanë ngritur shtabe emergjencash në shumë zona, është ndërprerë qarkullimi rrugor, hekurudhor dhe ajror dhe u është bërë thirrje banorëve të shmangin daljen nga shtëpitë në maksimum.
Top Channel