Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura Kryqi i Kuq kolumbian deklaron se të paktën shtatë persona janë vrarë
dhe 70 janë plagosur në një sulm ndaj një stacioni policie në qytetin
jugor të Tumakos.
Një motor i mbushur me eksploziv u parkua përpara rajonit të policisë në qendër të qytetit-port që shtrihet në Paqësor.
Autoritetet policore lokale deklarojnë se krahu i majtë paraushtarak FARK fshihet pas sulmit, që sipas tyre ka pasur si objektiv komandantin e policisë rajonale, gjeneralin Jorge Nieto Rojas. Gjithësesi, gjenerali Rojas nuk ka mbetur i lënduar nga sulmi.
Tumako është një nga qytetet kolumbiane me mungesën më të spikatur të ligjit. Atje bandat e trafikut të drogës dhe rebelët e majtë luftojnë për kontrollin e rrugëve detare të qarkullimit të narkotikëve.
Në sulmin më të rëndë në vitin 2011, guerrilasit u zunë pritë dhe vranë 10 ushtarë në afërsi të Tumakos, në muajin tetor.
Ndërsa në korrik dhjetra të burgosur u arratisën nga burgu i qytetit pasi rebelët e FARK hodhën në erë një pjesë të murit rrethues të burgut.
Grupi rebel i frymëzuar nga idetë marksiste është aktiv që prej fillimit të viteve ’60, por është dobësuar nga ofensivat e shumta ushtarake dhe vrasja e dy liderëve të saj.
Megjithatë, grupi është në gjendje të organizojë sulme, pjesërisht falë kapitaleve financiare të siguruara pas përfshirjes në tregtinë ilegale të drogës.
Top Channel