Egjipti, stadiumi i Kajros në flakë

02/02/2012 00:00

Vetëm pak orë pas trazirave të dhunshme me 73 viktima në një ndeshje futbolli në Port Sajd, futbolli egjiptian përjetoi një tjetër incident në kryeqytet.

Stadiumi kombëtar i Kajros është përfshirë nga flakët pas protestave të fansave për anulimin e ndeshjes, si shenjë respekti ndaj tragjedisë së ndodhur në sfidën tjetër të kampionatit.

Stadiumi i Kajros në të cilin luajnë Al Ahli dhe Zamalek, është shkatërruar pjesërisht pasi tifozët kërkuan që të luhet futboll, pavarësisht vendimit të federatës për të pezulluar kampionatin.

Dhuna e shfaqur në Egjipt, konfirmon mungesën e sigurisë në këtë vend, 1 vit pas revolucionit që largoi diktatorin Mubarak, por jo mbështetësit e tij, që qeverisin dhe sot.

Top Channel