Romney-Gingrich, përplasen mbi emigracionin

27/01/2012 04:43

Kandidatët Republikanë për President në SHBA, Mitt Romney dhe Njut Gingrich janë përplasur mbi emigracionin në një debat televiziv në Florida.

Ndërsa duke u zotuar se nuk do të dëbonte emigrantët e paligjshëm afat-gjatë, Gingrich akuzoi Romneyn se ai ishte kandidati më anti-emigrant.

Romney etiketoi pretendimin e Gingrich si të “neveritshëm” dhe e akuzoi atë për përdorimin e “epiteteve të rënda”.

Florida është një shtet i lëkundur që do të zhvillojë garën e saj për Republikanët të martën e ardhshme.

Ish-senatori i Pensylvanias, Rick Santorum dhe Kongresmeni i Teksasit, Ron Paul, u shfaqën në debat bashkë Mitt Romney dhe Njut Gingrich.

Debati i së enjtes mbrëma në Jacksonville është hera e fundit që katër kandidatët do të shfaqen së bashku në një fazë kombëtare përpara sondazhit me mjaft ndikim të Floridas.

Top Channel