Siri, vritet prifti dhe zyrtari i Gjysmëhënës së kuqe

26/01/2012 04:57

Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe dhe një prift kanë qenë në mesin e dhjetëra viktimave të vrara të mërkurën në Siri.

Gjithçka ndodhi gjatë një sulmi që forcat ushtarke pro-qeveritare ndërmorrën në një lagje të një qyteti tashmë të njohur për një revoltë më parë.

Gjysmëhëna e Kuqe dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bënë thirrje që Siria të hetojë vrasjen e Abdulrazak Jabero Hishamit, Sekretar i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe në Siri dhe kreu i operacioneve të saj në provincën Idlib.Gjysmëhëna e Kuqe ndërkombëtare tha se Hisham ishte duke udhëtuar në një automjet “shënuar qartë”, me emblemën e tij, kur ai u vra.

“Vullnetarët sirianë të Gjysmëhënës së Kuqe Arabe kanë përparësi shpëtimin e  jetës dhe ndihmën e parë për të plagosurit”, tha në një deklaratë me shkrim presidenti i organizatës në Siri, Dr. Abdulrahman al-Attar. “Ashtu si i gjithë personeli mjekësor, ata duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre të sigurt.”

“Hisham ishte duke u kthyer në Idlib pas një takimi në Damask, kur ai vdiq”, zbardhi Gjysmëhëna e Kuqe.

Agjencia Shetërore e Lajmeve Arabe në Siri tha se ai u qëllua në kokë nga një “grup terroristësh.”

Mes të vrarëve ishte edhe një prift që pas sulmeve të ushtarakëve ishte munduar t’i jepte ndihmën e parë një gruaje të plagosur, bënë me dije raportet vendase.

Top Channel