Ulet me 30 % niveli i ndotjes ne qëndër të Tiranës. Zv/ Ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia deklaron se nga matjet e fundit të bëra nga Institutit i Shëndetit Publik në qëndër të Tiranës, rezulton të ketë një reduktim të ndjeshëm të grimcave të pluhurit.

“Ka një përmirësim të dukshëm të disa parametrave në cilësinë e ajrit të Tiranës”, tha zv/Ministri i Shëndetësisë,  Bardh Spahia

Sipas Spahisë ndërprerja e punimeve në qëndër është ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në uljen e ndotjes në këtë zonë të monitoruar si dhe reduktimi i trafikut.

Nga Instituti i Shëndetit Publik monitorohen vetëm dy pika ne të cilat janë vendosur aparaturat. Ndërkohë Tirana në pika të tjera monitorohet nga Agjensia Rajonale e Mjedisit.

Top Channel