“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër Ndërmarrja e Rrugëve Rurale në Gjirokastër është aktualisht jashtë
funksionit. Zyrat e Administratës së ndërmarrjes janë të mbyllura gjatë
orarit zyrtar ndërsa institucioni mbikëqyrës, Këshilli i Qarkut
Gjirokastër bën me dije se punëtorët nuk kanë qenë duke kryer detyrë
përgjatë ditëve me reshje dëborë, ne kohen kur situata ka qene
problematike.
Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Panajot Lula thotë se në këto kushte është bere shkarkimi i drejtorit të kësaj ndërmarrjeje dhe është emëruar provizor një drejtor tjetër deri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qarkut.
Ndërkaq vetë drejori i shkarkuar i Ndërmarrjes se Rrugëve Vait Tola e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij.
Edhe këshilltarët e djathtë të Këshillit të Qarkut kanë kundërshtuar kete vendim, ne një deklarate për mediat ata e e kanë quajtur vendimin e kreut të Qarkut të padrejtë dhe të jashtëligjshëm, kjo për shkak të mos konstituimit sipas tyre ende të Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Top Channel