Vlorë, përkujtohet tragjedia e 9 Janarit
10/01/2012 00:00
Familjarët e viktimave të 9 janarit kanë zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës, një ceremoni në nder të familjarëve të tyre të ndjerë.
Pas ceremonisë përkujtimore që u mbajt në zonën e Ujit të Ftohtë, me tufa lule ata i janë drejtuar bregut të detit ku kanë zhvilluar ritualin e përvitshëm të hedhjes së buqetave në ujrat e Jonit.
Familjarët janë shprehur të indinjuar nga sistemi i drejtësisë që sipas tyre edhe pse kanë kaluar 8 vite, misteri i tragjedisë nuk është zbardhur ende.
Më 9 janar të vitit 2004, gomonia me 36 klandestinë u nis në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
Top Channel