Topalli në Berat me rastin e 21-vjetorit të PD-së

10/01/2012 00:00

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka nisur një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të kremtuar 21-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Bashkë me deputetët demokratë të zonës, zonja Topalli ishte në festën e organizuar në Berat, ku vuri në dukje përkushtimin e demokratëve të Beratit në këto 21 vjet për të rritur dhe konsoliduar praninë e Partisë Demokratike në këtë zonë.

Duke bërë një bilanc të kësaj periudhe, zonja Topalli vlerësoi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha, me anëtarësimin në NATO, lëvizjen pa viza, ndërtimin e infrastrukturës, konsolidimin e ekonomisë së tregut dhe rritjen e mirëqënies së shqiptarëve.

Këto arritje sipas zonjës Topalli, janë një bazë solide për realizimin e objektivit të qeverisë së Partisë Demokratike për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar në një të ardhme jo të largët.    

Top Channel