Breshëri armësh në qendër të Kamzës

10/01/2012 00:00

Një person është plagosur në mbrëmje gjatë shkëmbimit me armë zjarri në qendër të Kamzës.

Ai është shtetasi Riza Musaj, 63 vjec, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku do i nënshtrohet ndërhyrjes, pasi është qëlluar me dy plumba.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Ibrahim Rrugova”, ku ende zhvillohej mësim, dhe breshëria e plumbave ka rrezikuar nxënësit, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar mes tyre.

Nga plumbat janë dëmtuar vetëm dy automjete aty pranë. Forca të shumta policie që mbërritën në vendngjarje po punojnë për ndalimin e autorit që terrorizoi Kamzën.

Blute kanë shpallur në kërkim të dyshuarin, ndërsa mësohet se ngjarja ndodhi për hakmarrje pas prishjes së një krushqie.

Top Channel