Apeli le në burg kreun e OMONIA-s

10/01/2012 00:00

Pas ankimimit të vendimit që u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë për
çështjen e dhunimit të varreve ne Boboshticë Gjykata e Apelit ka lënë në
fuqi vendimin e dhënë për një vit burg ndaj Naum Dishos dhe nga 6 muaj
liri me kusht për dy punëtorët Luan Zace dhe Alqi Koroveshi.

Pas shqyrtimit te dosjes nga trioja e gjyqtareve te apelit dhe kerkeses se prokurorise per rritjen e masës se denimit eshte marre vendimi, i cili con ne burg kreun e organizates OMONIA. Ne seancen per marrjen e vendimit ndaj Dishos dhe dy punetoreve, te cilet kryen punimet prej betoni per ndertimin e piedestalit ne tetor te vitit 2010 ne varret e fshatit Boboshtice, nuk ka munguar as mbeshtetja nga konsullata greke.

Prezent ka qene nje perfaqesues nga konsullata i cili ka ndjekur gjithe seancen. Pavaresisht se nga prokuroria eshte kerkuar 2 vjet burg për kreun e OMONIA-s dhe nga 6 muaj burgim për dy punëtorët që kryen punimet prej betoni në varrezat e Boboshticës me akuzat per dhunimin e varreve dhe ndertimin e paligjshem, vendimi i Gjykates se Apelit ka lene ne fuqi vendimin e dhene me heret nga Gjykata e Faktit.  Disho u dënua me akuzën e dhunimit të varreve për shkak të ndërhyrjes me punime betoni në zgjerim të një platforme prej betoni e cila ndodhej ne keto varre dhe ngritjen e shkallëve po prej betoni mes për mes varrezave.
 

Top Channel