Stephen Hauking mbush 70 vjeç

08/01/2012 20:24

Astrofizikanti me famë botërore, Stiven Houking mbushi të dielën 70 vjeç, duke sfiduar të gjitha parashikimet mjekësore.

Shkencëtari britanik dhe autori i librit me titull “Një histori e shkurtër e kohës” e botuar në 1988, mendohet të jetë një prej njerëzve më jetëgjatë me sëmundjen e neuroneve motorike. Janë këto qeliza që kontrollojnë lëvizjet e të gjithë muskujve të organizmit, duke dëmtuar të folurën, frymëmarrjen, të ecurit dhe cdo lëvizje tjetër të njeriut.

Ai ka marrë bi 12 vlerësime shkencore, “Urdhrin e Mbretërisë Britanike” dhe medaljen e Lirisë, që iu dhurua nga presidenti amerikan, Barak Obama në vitin 2009. Ai zbuloi kodin e disa prej mistereve më të vështira të Universit, por të tjerë shkencëtarë nuk mund t’i përgjigjen një misteri të vetem.

Si ka arritur ai të jetojë kaq gjatë me një sëmundje kaq të rëndë? Simptomat e sëmundjes së neuroneve motorike filluan t’i shfaqeshin kur ishte 21 vjec, ndërsa studionte në Universitetin Cambridge. Problemet me të ecurit dhe të folurin u përshkallëzuan aq shumë sa që ishte e pamundur të fshiheshin.

Më në fund, mjekët e diagnostikuan dhe i thanë se nuk kishte më shumë se 2 vjet jetë. Përmes ADN-së së tij shkencetarët studiuan mundësi për të ngadalësuar shkallën e degradimit të muskujve.

Profesori Hauking nxorri teori që përmbysën plotësisht kuptimin tonë rreth vrimave të zeza. Falë punës së tij, fraza ‘teoria e Big Bang-ut është bërë një idiomë e zakonshme.

Tani ai komunikon vetëm me lëvizjen e syrit të djathtë. Një sensor i vogël me reze, i vendosur në syzet e tij dhe i lidhur me një kompjuter, i cili dikton impulset muskulare të syrit dhe bën përzgjedhjen e fjalëve në kompjuter përmes sistemit të eliminimit.

Atij mund t’i duhet deri në 10 minuta për të dhënë një përgjigje të vetme dhe zëri përftohet nga një sintetizues.

Megjithatë kjo nuk e pengon profesorin të vazhdojë përpjekjet për suksese të tjera. “Unë mund të vazhdoj pa pushim . pati thënë ai në qëndrën hapësinore “Kenedi” të Floridës, pasi provoi gravitetin zero, “Hapësirë, edhe aty do të vij”.

Top Channel