Sinead O’Connor ndahet pas 16 ditësh martesë

27/12/2011 21:45

Sinead O’Connor është divorcuar për herë të katërt, kësaj radhe vetëm 16 ditë pas martesës.

Këngëtarja irlandeze, e cila ka pasur probleme psikiatrike, u martua me terapistin e saj, Barry Herridge, në Las Vegas në fillim të këtij muaji dhe bëri të ditur se “njerëzit në jetën e tij” e bënë të pamundur bashkëjetesën e tyre.

O’Connor u shpreh se ndarja ishte miqësore dhe se ajo vazhdon ta dojë shumë Barry-n. Ajo shkroi në faqen e saj: “Tre orë pas ceremonisë martesore sjellja e disa njerëzve në jetën e burrit tim ishte e çuditshme. Barry nuk mund të qëndronte me mua sepse do të humbte shumë njerëz të tjerë në jetën e tij, njerëz që nuk donin që ne të ishim bashkë. Presioni mbi të ishte shumë i madh kështu që e lashë të lirë sepse e dashuroj.”

“Ai është një burrë i mrekullueshëm dhe unë e dua shumë. Më vjen keq që nuk jam një grua si gjithë të tjerat. Besoj se bëmë gabim që u martuam sepse nuk morëm parasysh pasojat që kjo gjë do të sillte në jetën e tij”, shtoi O’Connor.

Cifti ishte njohur online dhe u martua 3 muaj pas takimit të tyre të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA