21 Janari, Rama viziton familjen e një prej viktimave

24/12/2011 00:00

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda, kreu opozitës Edi Rama ka vizituar
familjen e Hekuran Dedës, një prej katër personave të vrarë në
demonstratën e 21 janarit.

Vizita ishte tërësisht private në ditët e festave, ku cifti Rama kanë zgjedhur këtë ditë për të kujtuar të ndjerin Deda dhe takuar me familjen dhe fëmijët e Hekuran Dedës.

Gjatë bisedës në familjen Deda, zoti Rama ka ritheksuar se viktimat e 21 janarit nuk janë harruar dhe s’kanë për t’u harruar kurrë pasi ata e dhanë jetën për një Shqipëri më të mirë.

Kreu opozitës ka postuar një mesazh në rrjetin social Twitter ku shkruan “Me Linden, ne familjen e Hekuran Dedes, ku s’ka qetesi pa drejtesi dhe ku femijet lexojne shkrime te tyret per vrasjen qe u mundon shpirtin”.

Hekuran Deda u nda nga jeta duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. Pas vrasjes në bulevard përpara kryeministrisë u mësua se ai ishte kthyer nga emigracioni vetëm para dy muajsh nga 21 janari 2011 për shkak të papunësisë dhe ishte sërish i papunë në Shqipëri.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA