Theron “ëmbëlson” filmim më të frikshëm të 2012-s

23/12/2011 13:05

Nga trailer i tij është paralajmëruar si filmi më i frikshëm i vitit 2012, por ka edhe një arsye të dytë madhore për të ndjekur “Prometheus” në kinema… Charlize Theron.

Aktorja hollivudiane nuk është parë kurrë si në filmin ku tokësorët përfshihen në një betejë të pashpresë ndaj një pushtimi alien.

Përveç një skene të nxehtë ku ajo shfaqet gjysmënudo, Theron shihet gjatë filmit duke kryer veprime akrobatike e duke vrapuar për t’u larguar nga monstrat e ardhura në planet.

Sipas regjizorit, Ridley Scott, ky film nuk do të jetë i ngjashëm me të gjithë të tjerët me alienë. “Do të jetë një film epik, i paarrirë për efektet që përcjell, idenë dhe emocionet, të cilat ju garantoj se do të jenë të mëdha”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA