Fullani thirrje bankave

22/12/2011 20:35

Guvernatori i Bankës Qëndrore, Ardian Fullani, gjatë një takimi me drejtues të bankave private u bëri thirrje atyre të përshtaten me realitetin shqiptar, që sipas tij po i përballon mirë goditjet nga kriza.

”Banka e Shqipërisë ka kryer në mënyrë periodike provat e rezistencës për të gjitha bankat e sistemit, duke imponuar në çdo rast rritjen e kapitalit për banka të veçanta, në mënyrë që siguria dhe funksionabilitet të mos vihen në dyshim për asnjë moment.  Aktualisht, po punojmë që ky projekt të shndërrohet në formën e një koperimi rajonal duke marrë parasysh faktin që grupe të njëjta bankash janë të shtritra në të gjithë rajonin”.

Megjithatë, Zoti Fullani vëren se kriza po sjell pasiguri dhe rreziqe të rritura ndaj për këtë, banka do të fuqizojë edhe më shumë mbikqyrjen me masa të tjera ligjore

”Është e rëndëishsme që sektori bankar të shfrytëzojë dhe të mbështesë këtë tipar të agjentëve ekonimikë, privatë apo publikë, duke plotësuar nevojat për financim e shërbimeve të tjera. Këtë do ta bëjmë duke u mbështetur në përvojën e deritanishme të sukseshsme, por edhe mbi një logjikë ekonomike, në kushtet kur janë të pakta vendet e tjera të rajonit që ruajnë një rritje pozitive”.

Sipas të dhënave zyrtare, edhe gjatë këtij viti, sistemi bankar shqiptar ka vazhduar të shënojë rritje të depozitave me rreth 14.1 për qind dhe kredisë me 15 për qind krahasuar me një vit më parë.

Top Channel