Sekreti i Cruise kundër plakjes? Toni e rimeli i gruas

20/12/2011 16:55

Është vetëm një vit larg festimit të gjysmë shekulli jetë, por Tom Cruise duket se nuk e njeh plakjen.

Aktori, i cili për herë të parë u ngjit në skenë në moshën 19-vjeçare, tregoi në promovimin në Nju Jork të serisë së re të “Mission Imposible”, se një fitore ndaj viteve nuk është një mision i pamundur.

Pa asnjë rrudhë në fytyrë, Cruise mund të ngatërrohet fare mirë për një 35 vjeçar në kulmin e moshës. Krahasuar me fotografitë e vitit 2000, duket se aktori nuk ka pësuar asnjë ndryshim, madje lëkura e tij duket edhe më e re se më përpara.

Megjithatë, sekreti i aktorit mund të mos jetë tek genet, por tek kremërat kozmetikë të bashkëshortes së tij, Katie Holmes. Një burim i afërt me çiftin, deklaroi: “Tom është shumë i stresuar nga ideja e shfaqjes së rrudhave dhe thinjave. Për këtë arsye, ai ka filluar të përdorë në mënyrë të përditshme kremërat e fytyrës së Katie, produkte të tjera kozmetike, madje edhe tonin e rimelin. Rezultatet, pa dyshim që kanë qenë inkurajuese”.

FOTO GALERI
2/8
Viti 1990, 28-vjecari Cruise ne kopertinen e revistes gjermane "Bravo"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA