Rikthimi i bujshëm i Scherzinger
20/12/2011 15:50
Viti 2011 ka qenë një vit i veçantë dhe shumë impenjativ në jetën e Nicole Scherzinger.
Në muajt e fundit, ajo u nda pas katër vitesh nga piloti Lewis Hamilton, një javë më parë rrezikoi të vritej kur trafikantët meksikanë i vendosën armën në kokë dhe në shfaqjen e fundit të “X-Factor” amerikan mori një vlerësim shumë të ulët për veshjen e saj.
Megjithatë, ashtu siç ndodh shpesh me këtë këngëtare, rikthimi ishte i bujshëm. Liderja e “Pussycat Dolls” tërhoqi të gjithë vëmendjen në serinë e fundit të “X-Factor”, nëpërmjet një fustani të hapur bojë kremi, i cili nxirrte në pah linjat e mrekullueshme të këngëtares.
Top Channel